Sulmuesi spanjoll firmos me klubin e Serie A!
Heze Rodrigez është zyrtarisht futbollisti më i ri i Sampdorias.
Sulmuesi spanjoll, i cili prej kohësh ishte pa skuadër, ka firmosur me klubin e Serisë A deri në fund të sezonit.
Disa vite më parë, Heze Rodrigez shihej si një nga talentet më premtues të Realit, por dëmtimet e shumta bën që karriera e tij të merrte një rrjedhë tjetër.