Gjest i madh i Leart Paçaradës 

Futboll

Gjest i madh i Leart Paçaradës 

Nga: K. G. Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:34
Fanella e Leart Paçaradës 

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, anëtar i klubit të futbollit gjerman, St. Pauli nga Hamburgu, ka bërë një gjest të madh.

Ai nxjerr në ankand fanellën e tij për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti që ndodhi në Turqi, Siri dhe Liban.

“Ngjarjet tragjike nga Libani, Siria dhe Turqia sigurisht që na kanë tronditur të gjithëve. Tërmeti i fuqishëm u kushtoi me jetë mijëra njerëzve.

Shumë nga miqtë e mi kanë humbur edhe anëtarët e familjes dhe të njohurit e tyre.

Prandaj, nxjerri në ankand fanellën timen të veshur në një ndeshje, të firmosur dhe do të doja që sa më shumë prej jush të merrni pjesë. 

Personi me ofertën më të mirë deri në orën 18:00 të së dielës do të marrë fanellën dhe në të njëjtën kohë do të bëjë pjesën e tij për të ndihmuar.

Të gjitha të ardhurat do t'i dhurohen organizatës @medicointernational”, ka shkruar Paçarada në profilin e tij në facebook..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat