Trajneri i njohur portugez ka ardhur me objektivin e madh

Futboll

Trajneri i njohur portugez ka ardhur me objektivin e madh

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 13:58
Carlos Queiroz

Carlos Queiroz është trajneri i ri i Katarit. Portugezi ka një përvojë mjaft të madhe në drejtimin e ekipeve kombëtare, ku ka pasur edhe suksese me kualifikimin e tyre në Kupat e Botës.

Një objektiv që pritet të arrihet edhe nën drejtimin e Katarit. Queiroz ka shkruar në llogarinë e tij në “Twitter“ se ky është një rrugëtim i veçantë në të cilin dëshiron të arrijë ëndrrat e Federatës dhe tifozëve katariotë.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për mundësinë për të ndarë eksperiencën dhe njohurinë timë me këtë familje të madhe.

Ky është fillimi i një rrugëtimi të veçantë, një aventurë e madhe, ku ne duam të arrijmë të gjitha ëndrrat që Federata dhe tifozët e Katarit po presin. Faleminderit”, ka shkruar Carlos Queiroz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat