Carlo Ancelotti sapo ka analizuar finale e nesërme, në të cilën Real Madridi do të kërkojë kurorën e tetë botërore. Këtë herë, rival do të ketë për herë të parë një skuadër nga liga saudite në zhvillim, e drejtuar nga një trajner me të cilin “Carletto” ndau një rivalitet në fushat e Italisë, kur mbrojti fanellat e Romës dhe Milanit, Ramón Díaz. Pra, po flasim për finalen e Botërorit të Klubeve, që po zhvillohet në Marok.
Finalja dhe rivali – “Është një sfidë shumë e rëndësishme, e një titulli shumë të rëndësishëm, sepse është shumë e vështirë të arrish këtu. Real Madridi i respekton të gjitha finalet.
Është fundi i një rruge shumë të gjatë. I kërkoj skuadrës që ta shijojë lojën.
Kushdo që të fitojë nesër, do të jetë kampion bote.
Ne duam shumë të fitojmë, sepse do të na japë moral për të ardhmen. Është finalja ime e gjashtë në 40 vite.
Është një finale që të ndodh shumë rrallë në jetë”.
Disfatat – “Sigurisht, humbjet kundër Barcelonës dhe Mallorca na lënduan, por ne vazhdojmë të kemi besim. Unë ende mendoj se kemi një skuadër më të mirë se vitin e kaluar dhe se do të bëjmë mirë, si sezonin e kaluar”.
El Hilal – “Një ekip i mirë që ka cilësi individuale, shumë lojtarë nga Arabia, disa me përvojë në Evropë. El Hilal ka mundur Flamengon dhe është një ekip për t’u respektuar, siç bëjmë me ngjarjen, një finale të Botërorit të Klubeve. Rrallë luhen këto lloj ndeshjesh”.
Benzema dhe Militao – “Ata kanë ardhur, sepse mendojmë se kanë mundësi të luajnë. Stërvitja e sotme do të jetë vendimtare”.