Vështirësitë financiare të Juventusit!
“Sky sport” ka bërë një thellim të lëvizjeve të merkatove së këtyre 5 viteve të fundit, në të cilin spikat fakti se Juventusi është mes skuadrave të para që ka humbur më shumë mes shitjes dhe blerjeve të futbollistëve.
Shifra e humbjeve nga ana e bardhezinjve është jo e vogël, por plot 337 milionë euro, një çmenduri që tregon edhe vështirësitë financiare.
Kjo është gati sa gjysma e humbjeve të Çelsit, që kryeson listën me -749 milionë, ndonëse 320 milionë euro ishte vetëm shpenzimi i bërë në këtë merkato janari.