Miqësorja e parë e Shqipërisë me Silvinjon në stol më 23 mars

Futboll

Miqësorja e parë e Shqipërisë me Silvinjon në stol më 23 mars

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 14:54
Silvinjo

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një ndeshje miqësore më 23 mars, vetëm katër ditë përpara sfidës në transfertën kundër Polonisë, e para në Grupin E për kualifikueset e Euro 2024.

Sipas udhëzimeve të trajnerit Silvinjo, që kërkonte një rival të lehtë, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur Uzbekistanin, kombëtare që renditet shumë poshtë “kuqezinjve” në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Përballja miqësore do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Kombëtarja e Shqipërisë do të grumbullohet vetëm tre ditë përpara kësaj sfide.

Ky do të jetë grumbullimi i parë për Silvinjon, trajneri që mori drejtimin e përfaqësueses shqiptare të futbollit pas largimit të Edi Rejas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat