Rafael Leao ka marrë pjesë në emisionin radiofonik “Noisey Personal”, ku ka folur me emrin e tij artistik “Way 45” për karrierën si këngëtar.
Shumë të reja për një aspekt të futbollistit që as tifozët më të thekur të Milanit nuk i njohin.
Si zgjodhët mes futbollit dhe muzikës?
"Kur vendosa t’i përkushtohem futbollit nuk e dija ku mund të mbërrija.
Klubi ku isha më përzuri dhe mendova të tentoj në një skuadër tjetër, por me kusht që të përkushtohesha.
Tani e kam të qartë rrugën time e dua të bëj gjithçka për të qenë sa më i suksesshëm", - tha Leao.