Ariedo Braida, ish-drejtues historik i Milan-it dhe aktualish drejtues i Cremonese-s, ka dhënë një intervistë për Radio Kiss Kiss në të cilën ka folur në prag të ndeshjes së skuadrës së tij kundër Napoli-t në kampionat.
Jo vetëm një parashikim në lidhje me luftën për titull në Itali, por edhe një mendim në lidhje me të ardhmen e gjeorgjianit Kvaratskhelia, goditja e madhe në merkato e skuadrës së De Laurentiis dhe Spalletti-t.
“Napoli është i fortë dhe do ta fitojë pa probleme titullin”, ka thënë Braida. Më pas, duke folur për ndeshjen e Cremonese-s së tij kundër napolitabëve, ka shtuar:
“Në futboll nuk përjashtohen surprizat dhe unë uroj që lojtarët tanë të na e dhurojnë një të tillë të dielën në mbrëmje”, ka thënë Braida në lidhje me ndeshjen.
Nuk kanë munguar elozhet për Kvaratskhelia, zbulimi i vërtetë i skuadrës së Luciano Spalletti-t:
“Ai si Kaka? Mund të bëjë një karrierë si e Kaka, por edhe si e Shevchenko.
Ai di të kalojë kundërshtarin dhe në futbollin e sotëm është gjëja më e rëndësishme”.