Lojtar thelbësor jo vetëm në fushë, por për gjithë ambientin e Chelsea-t, Cesar Zapilicueta, mbrojtës i Blues, ka pasur mundësinë të flasë për karrierën e tij në Londër dhe për trajnerët e ndryshëm me të cilët ka punuar.
Gjatë intervistës së dhënë për prestigjiozen The Athletic, spanjolli ka theksuar edhe rëndësinë e madhe që ka pasur në karrierën e tij puna me trajnerin Antonio Conte.
“Antonio ishte një njeri shumë kërkues në çdo stërvitje.
Mbaj mend se stërvitja e tij e parë para fillimit të kampionatit: jemi sakrifikuar me të vërtetë.
Ka qenë gjithçka një sakrificë”, ka kujtuar Azpilicueta.
Stërvitjet e famshme torturuese të trajnerit italian, tani te Tottenham, kishin edhe një anë të ëmbël, përmirësimin: “Shumë shpejt e ndieje në fushë se ishe bërë më i fortë”, ka shpjeguar spanjolli.
“Nëse isha në maksimumin e formë kur Conte ishte në klub?
Po, edhe pse ka ndodhur sepse kam luajtur çdo minutë dhe e ndieja këtë besim tek vetja që nga fillimi nga ana e tij dhe falë tij. Për mua ishte shumë e rëndësishme kjo”, ka përfunduar Azpilicueta.