Futbollisti brazilian Dani Alvesh ndodhet në burg pas akuzave se ka përdhunuar një vajzë në një diskotekë në Barcelonë.
Edhe pse ai ka kërkuar lirim me kusht, pozita e tij po përkeqësohet.
Siç raporton “El Periodico”, gjurmët e lëngjeve trupore të marra nga trupi i viktimës, nga rrobat e saj dhe nga dyshemeja e dhomës ku dyshohet se ka ndodhur krimi kanë të njëjtin profil gjenetik me brazilianin.
Prandaj, testi i ADN-së vërteton akuzat e të resë edhe Alvesh e ka mohuar një gjë të tillë.
Për këtë arsye, ashtu si Prokuroria e Gjykatës së Barcelonës edhe avokatët e viktimës së pretenduar po kërkojnë që braziliani të mos lirohet me kusht për shkak se mund të arratiset.