Me 30 qershor të vitit 1985, këngëtarja e famshme kroate, Tereza Kesovija, zbarkoi në stadiumin e Prishtinës.
Trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, që ndërroi jetë pardje (me 8 shkurt), është njeriu kryesor që e pruri këngëtaren kroate në Prishtinë, në ndeshjen e zjarrtë.
Mbi 35 mijë shikues, gati stadiumi shpërtheu si vullkan në përballjen e javës së fundit (34-të) të edicionit 1984-1985 në ligën e parë ish jugosllave, mes Prishtinës dhe Dinamos së Vinkovcit.
Prishtina ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Dinamos.
“Çiro e solli Terezën në Prishtinë, i dha asaj këpucë me tre numra më të mëdhenj, e cila nuk mund të ecte fare'”, ka thënë Kujtim Shala, transmeton media kroate “24 sata”.
“Për të qenë i sinqertë, nuk luajta shumë me Çiron, por ai ishte një trajner tepër i mirë.
Ai është ende një legjendë e vërtetë mes tifozëve prishtinas, të gjithë e mbajnë mend në Kosovë”, thotë Kujtim Shala.