Para ardhjes së Mirosllav Çiro Bllazheviq (2008) në stolin e kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, ndeshjen e ndoqën vetëm 86 persona.
Dhe në tjetrën dhjetë mijë.
Ai ka lënë të tjerët të bëjnë listën...
Ai ka prekur edhe shkarkimin e tij në Hajduk të Splitit, që sipas tij është urdhëruar nga Ivo Sanader.
Arsyeja?
Sepse nuk ka ardhur nga Kraljevica për drekë në Zagreb, në restorantin ‘Baltazar’, ku e ka ftuar kryeministri.
Në fund të vitit 2004, Çiro Blazheviq hyri zyrtarisht në ujërat politike për herë të parë, shkruan mes të tjera media kroate "Veçernj list".
Ndërsa ishte ende trajner i Varteksit, kandidoi në zgjedhjet presidenciale si kandidat i Partisë së veteranëve Kroatë.
Në atë kohë ai i tha kundërshtarit të tij Stipe Mesiqit “lutu Zotit që të fitoj, sepse do të jem i vetmi që do t’i amnistoj të gjitha gafat që ka bërë”.
Modeli i tij ishte Franjo Tuxhman.