Skuadrat që luftojnë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës, janë në presion të madh.
Ferizaj, Drenica, Malisheva, Trepça ’89, kërkojnë pikë të plota për të qenë sadopak me të qetë për sfidat e ardhshme.
Malisheva është në presion të Ballkanit, Ferizaj të Gjilanit dhe Drenica të Llapit
Tre ndeshje luhet nesër e dy pasnesër në kuadër të javës së 19-të.
E shtunë
Gjilani - Ferizaj
Drenica - Llapi
Malisheva - Ballkani
E diel
Dukagjini - Prishtina
Trepça '89 - Drita
Ndeshjet fillojnë në orën 13.00