Mirosllav Çiro Bllazheviqi, ish trajneri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, trajner i disa skuadrave kroate dhe i pari selektor kroat që me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, ka ndërruar jetë pardje, me 8 shkurt.
Futbollistët e skuadrës së madhe kroate, Dinamo, me një shall të bardhë nderuan trajnerin e famshëm.
Mes tyre edhe kapiteni, shqiptari Arijan Ademi, i cili shihet në foto, i pari në të majtë.
“Lojtarët e Dinamos bënë homazhe për Çiro Blazheviqin, dolën në fushë të veshur me një shall të bardhë”, shkruan media kroate “Veçernj List”.