Skuadra shqiptare, Kosova Dusseldorf, mobilizohet për fitore kundër Rather SV.
Presidenti i klubit, Bujar Neziri, beson e shpreson se do të nisin siç është më së miri pjesën e dytë të edicionit.
“Pas një pauze prej përfundimit të gjysëmsezonit ekipi ynë u rikthehet ndeshjeve.
Këtë radhë në kuadër të kreispokal ku përballë kemi ekipin e Landesliga Rather Sv.
Ekipi ynë kreu fazën përgatitore për gjysmën e mbetur të sezonit ku zhvilloi 4 ndeshje miqësore te cilat tre prej tyre dolëm me rezultat pozitiv (kundër SG Unterrath 2:0, HSV Langenfeld 4:1 dhe ‘Genc Osman’ 3:1) ndërsa kishim një humbje kundër ASV Mettmann 0:2)
Ekipi ynë premton shumë dhe do jap gjithçka që edhe këtë vit të merr pjesë në niederrheinpokal ashtu si vitin e kaluar, andaj ju ftojmë gjithë juve që iu mungoi e diela (15.00) me klubin tonë që të jeni të pranishëm dhe ti përkrahni djelmoshat tanë”, thuhet në njoftimin e klubit.