Milani ka shënuar fitore të vlefshme, me rezultat 1:0 ndaj Torinos.
“Rossonerët” pas tri humbje rresht, iu kthehen fitoreve.
Autor i golit është futbollist francez Giroud në minutën e 62-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit nga minuta e 58-të për Torinon.
Mysafirët u orvaten por nuk ia dolën që të bëjnë befasi.
Milani zë vendin e tretë pas 22 jave në Serie A dhe Torino është në të shtatin me 30.