Futbollisti i talentuar nga Kumamova, Nderim Xhemaili, nga sot është bërë pjesë e Bashkimit të Kumanovës. 20 vjecari vjen nga skuadra e të rinjve të Rabotnçikit nga Shkupi.
“Erdha ta ndihmojë Bashkimin për ta rikthyer aty ku e ka vendin gjithmonë në Ligën e parë.
Do të mundohem të jap maksimumin që të arrijmë këtë qëllim, që t’i gëzojmë tifozët e Bashkimit-Ilirët”, tha Xhemaili, i cili luan në pozitën e mesfushorit defensiv.
Ai me futboll ka nisur të merret në Milanon e Kumanovës, ndërsa një pjesë të karrierës tij e ka kaluar te akademia e Rabotniçki, më pas në ekipin e parë të Vëllazërimit nga Kërçova dhe Teteksi i Tetovës.