Claire Rupio, bashkëshortja e futbollistit Christian Atsu, ka bërë thirrje që autoritetet turke të angazhohen në gjetjen e burrit të saj pas tërmetit që këto ditë goditi Turqinë dhe Sirinë.
Për Atsun u raportua se ishte shpëtuar dhe ishte transportuar në spital, por drejtori i Hatayspor, Volkan Demirel, ka thënë se lojtari ganez ende është i zhdukur.
"Unë ende lutem dhe besoj se ai është gjallë", ka thënë ajo.
“I bëj thirrje klubit Hatayspor, autoriteteve turke dhe qeverisë britanike që të dërgojnë pajisjet e nevojshme për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, veçanërisht partnerin tim dhe babain e fëmijëve të mi”.
Nga tërmeti në Turqi dhe Siri gjenet vdekjen mijëra persona..