Maldini: Nuk kemi bisedime të caktuara me Leaon, mund të flasim me kamerë

Futboll

Maldini: Nuk kemi bisedime të caktuara me Leaon, mund të flasim me kamerë

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 13:42
Leaon

Situata e rinovimit të kontratës së Rafael Leaos te Milani ka mbetur pezull, pasi që të dy palët nuk po mund të akordohen për një marrëveshje.

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini tha se klubi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së Leaos, por se nuk është momenti i duhur për ta nënshkruar atë.

“Ne tani jemi duke punuar në marrëveshjen e re të Leaos, ne jemi në të njëjtën pikë, por se nuk është momenti i duhur për të menduar për nënshkrimin”, tha Maldini.

“Nuk ka bisedime të caktuara, por lehtësisht ato mund t’i bëjmë me kamerë”, tha më tej Maldini.

Kontrata aktuale e Rafael Leaos me Milanin skadon në qershor të vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat