Ferizaj ka marrë një pikë më shije të fitore në Gjilan.
Përballja mes Gjilanit dhe Ferizajt ka përfunduar baras (0:0), në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshje e mirë, me disa raste shënimi qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.
Në pjesë e dytë, u ndëshkuan dy futbollistë me kartona të kuq, Musolli i Gjilanit dhe Bardhi i Ferizajt.
Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiç, ia doli të kthehet i pamposhtur nga ky rrugëtim i vështirë.
Gjilani zë vendin e tretë me 28 pikë dhe Ferizaj është në fund të renditjes me 14 sosh.