Llapi i Podujevës e fillon për mrekulli pjesën e dytë të kampionatit, duke importuar tre pikë nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Llapjanët, fitues i Kupës së Kosovës, i shkaktuan humbje me rezultat 1:0 Drenicës së Skenderaj.
Epilogu u përcaktua në minutën e 13-të, kur Rivera nga penalltia u tregua i saktë.
Llapi renditet në vend të pestë me 23 pikë dhe Drenica është e shtata me 20 sosh pas 19 jave në elitën e futbollit të Kosovës.