Tetova më në fund qetësohet

Futboll

Tetova më në fund qetësohet

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Tetova më në fund qetësohet

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka theksuar se fitorja e sotme ndaj Laçit ishte mëse e merituar për ekipin e tij dhe i dha fund krizës që po kalonte ekipi.

“Jemi shumë të kënaqur për këtë rezultat, falënderoj çunat, sidomos në pjesën e parë dhe një fragment në të dytën kanë qenë në detyrë pas ndërrimit të skemës.

Kishim provuar skemën e zakonshme dhe 5 ndeshje pa fituar, rezultatet ndikojnë te lojtarët.

Jemi munduar këto ditë që t’u japim më shumë pushime e jo fjalë, për të dalë te loja që bëmë sot.

Kemi bërë ndeshje shumë të mirë duke bllokuar pikat e pasimit të Laçit dhe ia arritëm qëllimit.

Sinkronizimi i reparteve ishte kryesor. U kthyem te loja e pasimit si në fazën sulmuese dhe në ndërrimin e krahut të lojës. Të gjithë kanë qenë perfekt në detyrat e tyre.

Kemi pasur shumë oshilacione në rezultate e lojë, shpresojmë të arrijnë gjërat njëra pas tjetrës, rezultati e loja. T’i  ti japim më shumë besim skuadrës që të shkojmë te loja e rezultatet më rrjedhshëm.

Kemi 5 javë që rrimë të ngurtë, do të qetësohemi, do të shohim gjërat, por të gjithë janë të rëndësishme për skuadrën, edhe stoli ka qenë aktiv dhe ka pranuar zgjedhjet e mia.

Jemi të ndërgjegjshëm që kampionati është në një udhë ku skuadrat janë aty-aty, mendoj se do të përballemi si të barabartë me Vllazninë”, tha Tetova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat