Chelsea ka rinovuar kontratën me Thiago Silvën.
Mbrojtësi brazilian do të jetë pjesë e klubit londinez edhe në sezonin 2023/2024.
Pavarësisht 38 viteve mbi supe, Thiago Silva vijon të jetë një garanci në qendër të repartit të prapavijës me klasin dhe eksperiencën e tij.
Trajneri dhe shokët e vlerësojnë, tifozët e duan, ndërkohë që lojtari latin ndihet i lumtur që do të vazhdojë aventurën e tij në ishull.
“Kur nënshkrova kontratën e parë me Chelsea, unë firmosa vetëm për një vit.
Tani jemi në vitin e katërt… Rinovimi me këtë klub është diçka realisht e veçantë”, u shpreh lojtari i kombëtares braziliane.
Thiago Silva ka fituar më parë me Milanin dhe PSG-në. Ndërkohë, në “Stamford Bridge” mbrojtësi i njohur ka fituar Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.