Forma shumë e mirë e Folarin Balogun te Reims ka bërë që të rizgjohet interesi i Milanit për ta transferuar futbollistin që ka kontratë me Arsenalin.
Sipas "Daily Mail", Milan kishte treguar interes për të edhe më herët kur futbollisti ishte në ekipin e të rinjve të Arsenalit dhe tashmë është rasti i dytë i interesimit nga ana e klubit italian.
Por trajneri i Arsealit, Mikel Arteta, duke vlerësuar zhvillimin e Balogun në Francë ka theksuar se deri në verë nuk do të merret asnjë vendim për të ardhmen e futbollistit.
“Plani është që ai të përfundojë periudhën e tij atje, të vlerësojë situatën ku është,ta shohim ku jemi ne, dhe pastaj të ulet dhe të planifikojë kapitullin tjetër në karrierën e tij”, është shprehur spanjolli.
I huazuar në Ligue 1 deri më tash njëzet e një vjeçari ka shënuar më së shumti gola në kampionat, gjithsejt katërmbëdhjetë.