Skuadra e Bayernit të Munihut ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit në Gjermani.
Bavarezët i shkaktuan humbje me rezultat 3:0 Bochum-it, në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga I.
Golat i realizuan Muller (41'), Coman (64') e Gnabry (73' nga penalltia).
Futbollisti nga Kosova, Arijon Ibrahimoiviç, u paraqit nga minuta e 77-të në vend të Sanes.
Ibra ka luajtur për 13 minuta dhe iu gëzua fitores së Bayernit.
Bayerni kryeson me 43 pikë, ka tre më shumë se Dortmundi dhe Bochum renditet në të 15-tin me 19 sosh.