Futbollisti Mërgim Berisha e Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun pësuan humbje me rezultat 3:1 në konak të Mainzit.
Një ditë e keqe për Berishën dhe ekipin e tij.
Vendasit treguan më shumë dhe si rezultat i kësaj edhe arkëtuan tre pikë.
Për Mainz shënuan Lee Jae-Sung (21' e 52'), Onisiwo (24') dhe për Augsburg realizoi Demiroviq (28' - nga penalltia).
Berisha dhe Rexhbeçaj, u paraqitën standardë.
Mainz renditet në vend të 11-të me 26 pikë dhe Augsburg është në të 13-tin me 21 pas 20 jave në Bundesliga I.