Hoffenheim ka dëshpëruar shikuesit e vet, duke pësuar humbje me rezultat 1:3 nga Bayer Leverkuseni, në takimin e javës së 20-të të Bundesliga I.
Futbollisti nga Kosova, Fisnik Asllani, u paraqit nga minuta e 73-të apo për 17 minuta ishte në fushë në petkun e Hoffenheimit.
Një ditë e keqe për Asllanin dhe Hoffenheimin.
Për vendasit realizoi Nsoki (77') dhe për Leverkuseni Andrich (6'), Diaby (47') e Hlozek (56').
Bayer është në vend të tetë me 27 pikë e Hoffenheim i 14-ti me 19.