Brentford ka befasuar për të mirë, duke i marrë pikë Arsenalit në stadiumin "Emirates" në Londër.
Ballafaqimi mes Arsenalit dhe Brentford, ka përfunduar me rezultat 1:1.
Futbollisti Granit Xhaka është paraqitur titullar, përkundër angazhimit nuk ia dolën të marrin pikë të plota.
Brentford u tregua i rrezikshëm në disa raste, sidomos në minutën e 25-të lojtari Ivan Toney goditi edhe tërthorësen e Arsenalit.
Trossasrd në minutën e 66-të shënoi për Arsenalin dhe Toney në të 74-tën ka barazuar rezultatin 1:1.
Fundi i ndeshjes u përshkrua me tensione.
Pas humbjes nga Evertoni 1:0, sot Arsenali zhgënjeu me barazim.
Arsenali kryeson me 51 pikë, ka 6 më shumë se Manchester City në vend të dytë dhe Brentford është i teti me 34 sosh.