Roma kthehet me një pikë nga stadiumi "Via del Mare" në Lecce.
Një barazim i madh për Lecce-n, me rezultat 1:1 karshi Romës favorite.
Dy gola u shënuan nga lojtarët e Romës, Ibanez autogol në minutën e 7-të, ndërsa Dybala ka barazuar rezultatin, duke shënuar nga penalltia në minutën e 17-të.
Pas javës së 22-të në Serie A, Roma renditet në vend të tretë me 41 pikë dhe Lecce është e 14-ta me 24.