Sevilla ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Mallorca-s, në takimin e javës së 21-të të Kampionatit të Spanjës.
Sevilla u tregua kockë e fortë për ekipin e Vedat Muriqit.
Gjithçka u bë e qartë në 45 minutat e parë, kur vendasin shënuan dy herë përmes En Nesyri (28') e Gil (40').
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit tërë takimin, u munduan me mish e më shpirt por pa sukses ndaj mbrojtjes së fortë të vendasve.
Mallorca është në vend të dhjetë me 28 pikë dhe Sevilla në të 12-tin me 24.