Real Madridi është kampion i ri i botës për klube në futboll.
Madrilenët me lehtësi e fituan finalen, me rezultat 5:3 ndaj Al-Hilal.
Finale atraktive, u shënuan gjithsejt 8 gola.
Reali dominues dhe për asnjë çast nuk ka lejuar që t’i rrezikohet triumfi.
Në minutën e 58-të, Reali udhëheq me 4:1 dhe gjithçka ishte e qartë për djelmoshat e trajnerit Caro Ancelotti, se fitoren e kishin në “xhep”.
Megjithatë skuadra arabe u tregua e rrezikshme në finish të takimit, duke e vënë në presion “mbretërit” por jo edhe të befasojnë.
Për Realin realizuan Vinicius Junior (13' e 69'), Valverde (18' e 58'), Benzema (54') dhe për Al-Hila shënuan Marega (26') e Vietto (63' e 79’).
Finalja u zhvillua në stadiumin “Stade Moulay Abdallah” në Rabat të Marokut.
Skuadra nga Arabia Saudite megjithatë u tregua rival i denjë i kampionit të Evropës.
Fituesi i “Copa Libertadores”, Flamengo, e ka rikthyer rezultatin dhe fitoi me rezultat 4:2 ndaj skuadrës së Egjiptit, Al Ahly.
Flamengo është i treti në Botërorin e klubeve.