Armando Dobra ka realizuar golin e radhës në futbollin anglez.
Sulmuesi i majtë u transferua gjatë merkatos së verës nga Ipswich te Chesterfield në National League.
21-vjeçari i Shqipërisë U21 (11 ndeshje dhe një gol) ishte autori i golit për ekipin e tij në sfidën Chesterfield-Notts County (1-2).
Dobra përfitoi nga një goditje këndi në minutat shtesë të pjesës së parë. Ai dërgoi topin në rrjetë duke vendosur përkohësisht barazimin 1-1.
Gjithsesi, Chesterfield mbeti me dhjetë lojtarë në minutat e para të fraksionit të dytë të sfidës. Skuadra mike përfitoi dhe realizoi golin e fitores.