Juventus pret sot Fiorentinën për të vazhduar të japë shenjat e rikuperimit të treguara në fushë kundër Lazio-s, në Kupën e Italisë dhe Salernitana-s në kampionat.
Një fitore do t’i jepte moral të ri skuadrës së Allegrit në funksion të rikthimit të Europa League dhe në pritje për të kuptuar nëse Collegio di Garanzia dello Sport në Coni do t’i kthejë 15 pikët, duke rindezur ambiciet e bardhezinjve në Champions League.
Prandaj skuadra e ka kokën në fushë, por ndërkohë klubi po punon vazhdimisht për organizimin e ri.
Në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me ngjarjet e lartpërmendura jashtë fushës, Juventusi duhet të përcaktojë plotësisht organikën e re.
Emërimi me siguri do të jetë në pranverë, por drejtuesit e rinj po mendojnë për mundësinë e përfshirjes së një ish-ylli të shkëlqyer në organikë.
Një flamur që mund të shërbejë si pikë referimi për të gjithë mjedisin. Tre emra që sipas asaj që raporton Tutto Sport do të ishin në planet e klubit.
Emri i parë, dhe sigurisht që nuk është befasi, është ai i Alessandro Del Piero. Për ish-numrin 10 të Juventusit, prej disa kohësh ka nisur një afrim pas lamtumirës së papritur të tij në vitin 2012. Tashmë janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe menjëherë pas dorëheqjes së bordit të vjetër drejtues u fol për një hyrje të mundshme të tij në klub me një rol ende për t’u përcaktuar.
Atje ku një ish tjetër i shkëlqyer nuk do ta kishte problem të përshtatej, një gur themeli i nëntë kampionateve të fituara të Juves: Giorgio Chiellini. Mbrojtësi është ende aktiv, por e ardhmja e tij duket se është pas tavolinës dhe një rikthim në bardhezi është shumë i mundshëm herët a vonë.
Ai mund të mbërrijë më herët nëse emri i tij do të jetë ai i zgjedhur për të futur një shpirt historik në drejtimin e ri.
Del Piero, Chiellini por jo vetëm. Sipas Tutto Sport, në fakt, një tjetër emër i mundshëm është ai i Michel Platinit. Një tjetër numër 10 i Juventus-it, ai tani ka kaluar procedurat ligjore që e kanë parë të përfshirë pa të meta.
Ai dëshiron të kthehet në futboll dhe Juventusi mund t’i ofrojë atij këtë mundësi. Bardhezinjtë kërkojnë një flamur: Del Piero, Chiellini apo Platini janë gati të kthehen.