Të mërkurën, me 14 shkurt, do të zhvillohet ndeshja e madhe mes Milanit dhe Tottenhamit, në kuadër të ndeshjes së parë të tetës së finales së Champions League në futboll.
Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, do të referojë në sfidën mes rossonerëve dhe spursave.
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent Stephane De Almeida dhe Bekim Zogaj.
Ballafaqimi luhet në stadiumin “San Siro” dhe fillon në orën 21.00.