Federico Bernardeschi, ish-futbollist i Juventus-it dhe Fiorentina-s, është kthyer të flasë për hetimin që në këto muajt e fundit po trondit skuadrën bardhezi mes fitimeve fiktive dhe rrogave.
Lojtari, aktualisht në MLS te Toronto, ka folur në Diretta.it duke dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë temë:
“Është shumë e vështirë që të goditet vetëm një skuadër. Ka diçka që nuk ka shkuar si duhet.
“Mendoj se nuk duhet parë vetëm maja e ajsbergut. Duhet parë edhe gjithë pjesa tjetër.
Juventus është e pandehura kryesore e sistemit, sepse është e bezdisshme. Sepse Juventus fiton, ka fituar gjithmonë”.
Bernardeschi më pas ka shpjeguar aji që ka qenë pozicioni i lojtarëve në lidhje me shkurtimin e rrogave dhe ka komentuar edhe pasojat e mundshme që mund të kenë atletët:
“Unë mendoj se do të bëjnë një vrimë në ujë. Ne dinim vetëm 0.1%.
I kemi hequr një rrogë vetes dhe kemi bërë atë që na është kërkuar nga klubi.
Ne nuk dinim asgjë tjetër.
“Thjesht kemi bërë atë që duhej bërë duke parë vështirësitë e krijuara nga momenti që po jetonte e gjithë Italia. Gjithçka që ka ardhur më mbrapa nuk ka lidhje me ne lojtarët”.