Nedim Bajrami do të kalonte nga Empoli te Sasuolo.
Ambientimi nuk duket i vështirë për mesfushorin shqiptar pasi në ekipin e ri ka gjetur lojtarë që i njihte më herët.
Të gjithë po presin golin e tij të parë dhe në orën 12:30 të ditës së sotme do të luajë kundër Udinezes.
“Java e parë me ekipin shkoi mirë.
Gjeta lojtarë që i njihja tashmë, por edhe të tjerët më pritën shumë mirë.
Vitin e kaluar, takova Pinamontin në Empoli dhe e gjeta veten shumë mirë me të, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Shpresoj se ai do të kthehet me ekipin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bajrami.