Dukagjini i Klinës është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Gjyqtari pas shikimit të VAR-it, e ka pranuar golin e Dukagjinit, ku Pefqeli ka shënuar autogol.
Futbollistët e Prishtinës me trajnerin Ismet Munishin protestuan ashpër për këtë gol, pasi që gjyqtari me parë kishte dhënë shenjë për ndaljen e lojës por që në fakt bie goli.
Trepça '89 avancon me rezultat 1:0 ndaj Dritës.
Gashi ka shënuar në minutën e 12-të.