Atmosfera te PSG nuk është aspak e mirë.
Kampionët e Francës po përballen me dëmtime dhe probleme të ndryshme.
Ndërkohë, sfida e parë ndaj Bayern Munchen në Champions League është në prag (14 shkurt).
Humbja e së shtunës 3-1 ndaj Monacos, ka shkaktuar përplasje në kampin e skuadrës kryeqytetase.
L’Equipe shkruan se drejtori sportiv, Luis Campos, ka shpërthyer ndaj lojtarëve pas humbjes në Principatë.
Fjalët e portugezit nuk janë pritur mirë nga dyshja Neymar-Marquinhos, të cilët kanë reaguar ndaj portugezit. Campos theksoi se lojtarëve u mungoi grinta dhe agresiviteti. Dy brazilianët i kanë në mbrojtje skuadrës duke kundërshtuar drejtuesin e klubit.