PSG po kalon situatën më të keqe të sezonit dhe kjo krizë nuk ka ardhur në kohën më të mirë. Sepse parisienët presin Bayernin të martën, në Champions.
Një sfidë që parizienët po e përgatitin në një klimë aspak pozitive pas humbjes përballë Monakos dhe eliminimit në Kupën e Francës kundër Olympique Marseille.
Kundër Bayernit, mund të kthehen Messi dhe Verratti në dispozicion të trajnerit Galtier, por, me siguri, nuk do të jetë “ylli” tjetër i skuadrës, Kylian Mbappé.
Sulmuesi francez do të duhet të brohorasë nga tribuna, siç ka bërë në ndeshjet e fundit.
Është e qartë se Mbappé vuan, veçanërisht kur nuk është në fushë, në ndeshjet e PSG-së larg “Parc des Princes”.
Duelin e PSG-së kundër Monacos, Kylian e ndoqi nga distanca dhe nuk u përmbajt në fund të ndeshjes për të dërguar një mesazh të fortë në përpjekje për të qetësuar zhurmën rreth ekipit para sfidës së Championsit.
“Le të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar. Këtu është Parisi.
”Këto fjalë shoqëruan siglën PSG-së në postimin e sulmuesit në rrjetet sociale, çka tregon mbështetjen që ai kërkon të japë në kohë të vështira.
Mbappé nuk ka luajtur që nga fillimi i shkurtit. Që atëherë, një dëmtim muskulor e ka lënë jashtë dhe ai ka humbur tashmë dy ndeshje të Ligue 1, kundër Toulouse dhe Monaco, si dhe duelin e Kupës së Francës kundër Marseille.