Emre Can, mesfushor aktualisht i Borussia Dortmund, ka dhënë një intervistë për The Athletic në të cilën ka ripërshkuar disa etapa të karrierës së tij duke u ndalur në veçanti te periudha e kaluar me Jurgen Klopp si trajner i Liverpool-it.
“Kur mendoj për ato momente, them gjithmonë se mbaj mend sa kemi vrapuar”, ka thënë Emre Can duke iu referuar kërkesave të trajnerit gjerman në seancat stërvitore.
“Shkonim lart e poshtë gjithë ditën.
Në fillim cilësia nuk ishte shumë e lartë, por në dy sezonet e fundit kemi pasur një skuadër me të vërtetë të fortë që ka kuptuar rëndësinë që ka puna e madhe.
“Ata që nuk e kuptonin rëndësinë e punës ‘shkundej’ menjëherë.
Nuk kishe zgjedhje me Klopp, ishte shumë kërkues.
Nëse nuk luftojë për topin e dytë, ai bërtiste dhe herën tjetër bëje gjithçka për të shkuar më shpejt te topi. Nëse nuk vrapoje gjithë ditën, përfundoje në stol ose në tribunë”.