Firmosi me Ludogorets, por mund të luante vetëm me ekipin e dytë!

Futboll

Firmosi me Ludogorets, por mund të luante vetëm me ekipin e dytë!

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:48
Arinaldo Rrapaj

Arinaldo Rrapaj ishte një tjetër prodhim i Superiores që bëri hapin jashtë kampionatit të futbollit në Shqipëri.

Lojtari ka nënshkruar me Ludogorets, por nuk mund të shpalos aftësitë e tij në këtë klub.

“Supersport” ka raportuar se Ludogorets kishte plotësuar numrin e lojtarëve ekstrakomunitar kur Rrapaj firmosi kontratën.

Për këtë arsye ai nuk mund të luante dot me ekipin e parë pasi nuk ishte mundësia e federimit.

E vetmja zgjidhje për Rrapajn ishte që të luante me ekipin e dytë të Ludogorets.

Kjo alternativë u hodh menjëherë poshtë dhe u vendos që të sillej sërish te Partizani si huazim deri në fundin e këtij sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat