Manchester City ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Aston Villës, në takimin e javës së 23-të të Premier League në futboll.
Vendasit shfaqën lojë më të mirë dhe si rezultat i kësaj fituan pa ndonjë vështirësi.
Për Cityn realizuan Rodri (4'), Gundogan (39'), Mahrez (45+1') dhe për Aston Villën shënoi Watkins (61').
Arsenali kryeson me 51 pikë, pasojnë Manchester City me 48, Manchester Utd 46, ndërsa Aston Villa renditet në. vend të 11-të me 28 sosh.