Sulmuesi kuqezi vazhdon të shkëlqejë me Fiorentinën

Futboll

Sulmuesi kuqezi vazhdon të shkëlqejë me Fiorentinën

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 20:38
Eljon Toçi

Eljon Toçi vazhdon të shkëlqejë në futbollin italian, ku po spikat si një nga sulmuesit e perspektivës me lojën e tij në radhët e skuadrës së të rinjve të Fiorentinës.

Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar, i cili është edhe kapiteni i kësaj skuadre, ka qenë protagonist i fitores së sotme me shifrat 2-1 ndaj Udinezes.

Një asist i tij në minutën e 20 solli golin e avantazhit të Lukezit e më pas, kur miqtë barazuan shifrat, Toçi ishte ai i cili zgjidhi ndeshjen.

Sulmuesi lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zonës duke ndalur topin në rrjetë dhe duke i dhënë ekipit të tij një avantazh të cilin e festoi me shumë entuziazëm në pankinë bashkë me trajnerin Alberto Akuilani.

Ky ishte goli i 5 i këtij edicioni për sulmuesin shqiptar, por këtë herë për të ndihmuar skuadrën që të shkonte vetëm 3 pikë larg kreut në luftën për titullin kampion që ka si objektiv skuadra e qytetit të Firences.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat