Southampton në bisedime me ishin e Leeds United

Futboll

Southampton në bisedime me ishin e Leeds United

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 22:50
Jesse Marsch

Southampton shkarkoi trajnerin Nathan Jones, ndërsa në “pole-positions” është ish-trajneri i Leeds United, Jesse Marsch.

Jones u shkarkua pas 14 ndeshjesh në drejtimin e “shenjtorëve” pasi skuadra po rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Në krahun tjetër, Marsch u shkarkua nga Leeds më 6 shkurt pikërisht për formën e dobët që po kalonte skuadra, por drejtuesit e Southampton kërkojnë një trajner që e njeh kampionatin dhe Jesse mbetet alternativa e mundshme për momentin.

Marsch drejtoi skuadrën e Leeds në 37 ndeshje dhe koleksinoi 11 fitore, 10 barazime dhe 16 humbje, ndërsa gjatë javës priten zhvillime interesante,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat