Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Villarealit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “de la Ceramica” në Villareal.
Tre pikë që i japin edhe më shumë forcë Barcelonës drejt titullit të kampionit në Spanjë.
Villareali pati disa mundësi për të barazuar rezultatin por sulmuesit e saj i shpërdoruan ato.
Trajneri i Barcelonës, Xavi, me një mbrojtje të mençur importoi tre pikë në duel me “Nëndetësen e verdhë”.
Pedri është protagonist, i cili ka realizuar në minutën e 18-të pas asistimit të Lewandowskit.
Barcelona kryeson me 56 pikë, ka 11 më shumë se Real Madridi.
Madrilenët kanë një takim me pak.
Villareali zë vendin e tetë me 31 pikë pas 21 jave të luajtura deri me tash.