Llapi nuk ndalet me përforcime, për faktin se i ka objektivat e qarta, pretendon daljen në garat evropiane dhe që të mbrojnë edhe trofeun e Kupës së Kosovës.
Dardan Musliu është futbollist i ri i Llapit.
“KF Llapi njofton se ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të qendrës, Dardan Musliu.
19-vjeçari i lindur dhe i rritur në Gjermani, bashkohet me Llapin me kontratë 1 - vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një-vit tjetër.
Musliu vjen në klubin tonë nga klubi gjerman, FV Lörrach-Brombach.
Klubi është duke punuar intensivisht në krijimin e ekipit U-21 për edicionin e ri dhe Musliu përveç ekipit senior do mund të aktivizohet edhe në atë U-21”, njofton KF Llapi.