Klubi i futbollit Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, me fjalë të mëdha për futbollistët Gentrit Limani dhe Kushtrim Shabani.
Këta lojtarë impresionojnë me shpejtësinë e tyre.
“Dy mesfushorët e ekipit tonë, Gentrit Limani dhe Kushtrim Shabani kanë pasur statistika jashtëzakonisht të mira në ndeshjen e fundit ndaj Drenicës, sipas katapultave GPS Fitogether.
Limani ishte i pandalshëm duke vrapuar distancë totale mbi 11 kilometra, kurse kapiteni Shabani ishte po ashtu i jashtëzakonshëm duke kaluar shifrën prej 10 kilometrave vrapim.
Përveç vrapimit, Limani kishte edhe vrapim me intensitet të lartë (HSR Distance) prej 929 m, 6 sprinta dhe shpejtësi maksimale prej 29.2 km/h.
Në anën tjetër, Shabani kishte vrapimin me instensitet të lartë (HSR Distance) 738 m, 9 sprinta dhe shpejtësinë maksimale e ka arritur në 28.9 km/h.
E këto statistika janë rezultat i punës dhe angazhimit maksimal të tyre si në stërvitje ashtu edhe në ndeshjet kampionale”, njofton KF Llapi.