Valencia po vuan dhe rrezikon seriozisht rrëzimin në La Liga 2, edhe pse nuk mungon kualiteti. Skuadra e njohur spanjolle, renditet në vendin e tretë nga fundi në kampionatin spanjoll.
Në sfidën e fundit ndaj Athletic Bilbao (1-2) u regjistrua ndeshja e shtatë pa fitore. Suksesi i fundit i Valencias në La Liga, ka ndodhur në nëntorin e vitit të kaluar.
Sikur të mos mjaftonte forma e dobët, trajneri i përkohshëm Voro, ka humbur edhe shërbimet e Edinson Cavanit. “El Matador” pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Bilbaos.
Sulmuesi uruguaian do të qëndrojë rreth një muaj larg fushave të blerta. 35-vjeçari ka humbur ndeshjet ndaj Getafes, Real Sociedad dhe Barcelonës.
Cavani firmosi në verë me Valencian si lojtar i lirë. Deri tani, sulmuesi i njohur numëron 7 gola dhe një asist mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit.