Erik Maksim Çupo-Moting do të ketë emocionet e një ish-i sot në përballjen e Bajernit të tij me PSG-në.
Sulmuesi kamerunas ishte pjesë e francezëve kur humbën finalen e Champions-it kundër gjermanëve në 2020-ën dhe 33-vjeçari pranon:
“Më dhemb ende”.
Në vitin 2021, kur ai kishte veshur fanellën e Bajernit, PSG-ja arriti të hakmerrej duke i eliminuar gjermanët, moment të cilin lojtari i lindur në Hamburg e quan një kujtim të keq:
“Ndeshje si këto janë objektivi për të cilin ti stërvitesh çdo ditë.
Të martën do të shohim dy skuadra me cilësi të jashtëzakonshme individuale.
Do të jetë një luftë e madhe. E shkuara mbetet e shkuar.
Atje kam kujtime shumë të bukura.
Por mund t’ju them se unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve më shumë se çdo gjë tjetër”.