Lotar Mateusi, legjenda e futbollit gjerman dhe ish-lojtari i Bayernit, parashikon se skuadra gjermane do të eliminojë PSG-në në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.
“Presioni është i madh, por ky është rasti kur luajnë klube të mëdha.
Për mua Bajerni është favorit në të dyja ndeshjet dhe pres që ata të kalojnë në raundin tjetër.
Këtë nuk e them si tifoz apo si ish-lojtar i tyre, por e them me bindje. PSZH mund të luajë shkëlqyeshëm, por ata shemben rregullisht.
Mendosj se Bayerni është më i bashkuar, më kompakt”, ka parashikuar Mateusi.